Direkt zum Hauptbereich

Patriota në këngë

Si femi e vogel kur isha, shume shpesh i degjojshmi edhe i kqyrshmi ne TV kenget per patriotat e medhej qe i ka kosova. I kendojshin shqiperis te madhe se kosova ka trima te medhej se do te luftojn per bashkimin kombetar dhe per shlirimin e shqiptarve. Nuk e di, diqysh edhe mua me pelqejke mendimi se jena diqka te veqant sikur qysh shkruheshin neper vargjet e kengeve, dhe kena kaq shume trima te ri, qe jan ne gjendje te japin jeten per atdheun e tyre te shejte. Kto kenge me jepshin, si te them me se miri, si nje dashuri me te madhe per Kosoven, jo vetem nje dashuri, por si nje frymezim per patriotizem. Vet arsyja qe blogu im i pare ben fjal per patriotizem, eshte mjaft deshmi se shume thelle me ka mbet kjo dashuri, frymezim dhe mall per Kosoven.

Ne nje emision televiziv nje njeri i tha do fjal qe mu duken shume te qelluara. Tha se edhe nqofse kthehemi dhe shikojm historin e shqiptarve do te shohim se ne si popull kemi qen dhe jemi shume bujar, mireprits, te menqur, nje popull i beses por edhe dembel. Dembel ne at kuptimin, se deri me tani nuk kemi arritur pothuajse asgje pa ndihm prej "jashtit". Ti marim do shembuj:

    • Kosova ishte ner sundimin e osmaneve per 500 vite, deri sa erdhi "ndihma prej jasht" dhe Skenderbeu ndihmoj qe te shlirohemi
    • Lufta ne Kosov ne vitin 1999, ne kishim ushtrin ton Uçk-ne po prap na u nevojit ndihma prej tjerve dhe Kosova u zgjedh shtet i pavarur
    • Shikojeni situaten sot ne Kosov! Pothuajse secila familje ka nga nje antar te familjes jasht shtetit dhe pret se aj ti financoj ata. Edhe ktu po na u deshka ndihme prej "jashtit"


Ndihma nga nje person i tret gjithe ka qen per ne shqiptaret, por ne ditet e sodit eshte bere keshtu se ne vet si kosovar jena ba kta "personi i tret". Dhe ndoshta kjo na pengon neve, se per her te par ne nuk pranojm ndihm, por japim vet, qe ne syt e mi eshte nje nga gjerat mat mira qe kemi ne shqiptaret.

E pata nje diskutim te vogel me motren time per kengetarin e shumfolur Gold AG qe e kishte lancuar kengen "Shqiptari" ku kishte kritikuar me nje vokabular shume te rende shume politikan qe jan sot ne pozit apo opozit te vendit. Mua personalisht akti i tij ma rikujtoj femijerin time, siq e shruajta me lart, ku u kendojshin trimat shqiptar te fort dhe te vendosur ta japin jeten per kosoven kunder armikut serb. Nje ndryshim te "vogel" kishte ktu, sepse armiku nuk ishte me shkau si perpara, por shqiptari vet. Me shkoj mendja se sa shume trima ka neper kenge, sa shume luftetar, por me humbjen e kengeve te vjetra me qifteli, kishin humbur edhe trimat.

Perseri historia po ripershkruhet, me trima neper kenga, por me nje armik tjeter. Me shprese se nje dite do te behet mire dhe do te na vij perseri nje ndihme nga "jasht"!

Kommentare

Beliebte Posts aus diesem Blog

Ylli vogël lart në qiell

Ylli i vogël lart në qiell,   Duket porsi zjarr në pyll, Sipër dheut, lart qëndron,   Xixa-xixa xixëllon.   Disku i diellit kur perëndon, Nata hijen e lëshon, Ylli veten e zbulon,   Xixa-xixa xixëllon.   Drit' e yllit kur shkëlqen,   Udhëtarit ç'i pëlqen, Natën e errët kudo shkon,   Udhën vetëm s'e harron.   Natën djali kur shikon,   Sipër dheut, fort mendon, Mendt' e veta ç'i habit, Ylli i vogël se si ndrit. - Abetare

Fjalët e Qiririt

Në mes tuaj kam qëndruar E jam duke përvëluar, Që t'ua ap pakëz dritë, Natën t'ua bëj dritë. Do të tretem, të kullohem, Të digjem, të përvëlohem, Që t'u ndrinj mirë e të shihni, Njëri-tjetrin të njihni. Për ju do të rri të tretem, Ansjë çikë të mos mbetem, Të digjem e të qaj me lot, Se dëshirën se duroj dot.  Unë zjarrit nuk i druhem  Dhe kurrë s'dua të shuhem,  Po të digjem me dëshirë,  Sa të munt t'u ndrinj më mirë.  Kur më shihni se jam tretur,  Mos pandehni se kam vdekur;  Jam i gjall' e jam ndë jetë  Jam në dritët të vërtetë,  Unë jam në shpirtin tuaj,  Mos më kini për të huaj,  M'është falurë durimi,  Andaj po digjem si trimi,  Se ma k'ënda t'u bëj mirë,  Të mos mbeti n'errësirë.  Jakëni rreth meje rrini,  Flisni, qeshni, hani, pini,  Në shpirt kam dashurinë,  Pa digjem për njerëzinë,  Lermëni të përvëlohem,  Nuk dua më të ftohem,  Dua ta djek trupin' e