Direkt zum Hauptbereich

Posts

Posts mit dem Label "Fjalët" werden angezeigt.

Fjalët e Qiririt

Në mes tuaj kam qëndruar E jam duke përvëluar, Që t'ua ap pakëz dritë, Natën t'ua bëj dritë. Do të tretem, të kullohem, Të digjem, të përvëlohem, Që t'u ndrinj mirë e të shihni, Njëri-tjetrin të njihni. Për ju do të rri të tretem, Ansjë çikë të mos mbetem, Të digjem e të qaj me lot, Se dëshirën se duroj dot.  Unë zjarrit nuk i druhem  Dhe kurrë s'dua të shuhem,  Po të digjem me dëshirë,  Sa të munt t'u ndrinj më mirë.  Kur më shihni se jam tretur,  Mos pandehni se kam vdekur;  Jam i gjall' e jam ndë jetë  Jam në dritët të vërtetë,  Unë jam në shpirtin tuaj,  Mos më kini për të huaj,  M'është falurë durimi,  Andaj po digjem si trimi,  Se ma k'ënda t'u bëj mirë,  Të mos mbeti n'errësirë.  Jakëni rreth meje rrini,  Flisni, qeshni, hani, pini,  Në shpirt kam dashurinë,  Pa digjem për njerëzinë,  Lermëni të përvëlohem,...